Specializimet i fitojnë fëmijët e mjekëve
TIRANE-Kandidatët që morën pjesë në konkurset e specializimeve vazhdojnë të denoncojnë abuzimet e bërë në përzgjedhjen e mjekëve të rinj. Kështu sipas tyre, jo vetëm që janë favorizuar fëmijët e mjekëve, por atyre u janë shtuar edhe nga 100 pikë në mënyrë fiktive, ose u janë dhënë 200 pikë për intervistën me gojë, megjithëse nuk kanë marrë fare pjesë në të. Sipas tyre një tjetër skandal qëndron në faktin se në intervistën me gojë të gjithë kandidatëve iu dha të zgjidhej i njëjti rast klinik dhe megjithëse përgjigjja e saktë u mor vesh, ai iu dha të gjithëve nga i pari deri tek i fundit.
Denoncimet
Në letrat e shumta të mbërritura në redaksinë e "Gazetës" kandidatët denoncojnë abuzimet e bëra kryesisht në konkursin e Obstetri-Gjinekologjisë. Kështu, sipas tyre në listën përfundimtare të fituesve, të shpallur pas intervistës rezultonte fitues edhe Mirton Muhametaj, djali i Afërdita Manaj, gjinekologe në maternitetin e vjetër dhe pedagoge pranë departamentit të Obstetrikë-Gjineko-logjisë. Ky kandidat për specializant në listën paraprake ishte në vendin e 27-të me 477 pikë, nga të cilat nga testi kishte grumbulluar 120 pikë. "Në datë 30.12.10 u zhvillua intervista në formë provimi me goje me një rast klinik dhe jo sipas rregullores, në të cilën ky konkurrent nuk mori pjesë por me datë 31.12.10 po ky konkurrent del fitues në vendin e dhjetë me 677 pikë. Pra, i janë dhënë 200 pikë, kur në të vërtetë nuk ka marrë fare pjesë", - thotë në letrën e tij njeri prej kandidatëve, i cili ka marrë pjesë te konkursi i Obstetrikë-Gjinekologjisë. Por për ta skandali më i madh qëndron jo vetëm në faktin se të "njohurit" e komisionit u vlerësuan me 200 pikë, por edhe që u manipuluan rezultatet e fazës së parë të konkursit. "Përkatësisht Ivirt Shkreli (fëmijë gjinekologu) që rezultoi me 257 pikë të mesatares + 90 pikë të testit = 347 pikë totali. Ky ka qenë rezultati i afishuar ditën pas përfundimit të testimit me shkrim, por rezultoi që ditën e intervistimit me gojë Ivirt Shkreli, në listën e afishuar nga departamenti, figuronte me 447 pikë (një rritje prej 100 pikësh në mënyrë fiktive, pasi nuk ka mundësi të mos i jenë njohur 10 pyetje) dhe po ashtu u vlerësua me 200 pikë nga intervista me gojë, duke u ngjitur në listën e fituesve. Po ashtu Albana Sulejmani, vajza e të ndjerit obstetër-gjinekolog në maternitetin ku ndodhet edhe katedra përkatëse dhe që ka zhvilluar stazhin e punës në këtë maternitet, në fazën e parë rezultoi jofituese, duke u vlerësuar vetëm me 135 pikë nga 300 totali në testim, por në intervistë vlerësohet me 200 pikë duke e renditur të pestën në listë", - denoncon shkeljet e bëra në konkursin e Obstetrikë-Gjinekologjisë një tjetër kandidat me anë të letrës të mbërritur në redaksinë e "Gazetës".
Intervista me gojë
Kontestimet më të forta kanë qenë për intervistën me gojë që në fakt nuk duhet të përmbante rast klinik, por pyetje rutinë për gatishmërinë e kandidatit për të punuar si mjek. Pavarësisht kësaj atyre u janë dhënë për zgjidhje një rast klinik. Kandidatët sqarojnë se në intervistën me gojë parashikohej që përgjigjja e saktë të vlerësohej me 200 pikë, ndërsa e gabuara me zero pikë. Por, sipas tyre jo të gjithë janë vlerësuar në këtë mënyrë. "Në varësi të tekave të "komisionit" disa u vlerësuan me 200 pikë, dikush tjetër me 100 pikë, me 50 pikë apo edhe me 5 pikë. Për më tepër që ishin tre raste klinike (me shkallë vështirësie thellësisht të ndryshme nga njëri-tjetri), ku secilit prej studentëve i caktohej një rast nga komisioni pa të drejtë të tërhiqje një tezë siç ndodh zakonisht në rast provimi. Këto tre raste qarkulluan nga fillimi deri në fund të të intervistuarve dhe përgjigja e saktë u mësua. Absurdi tjetër qëndron në faktin se ndërkohë që testi me shkrim kishte 300 pikë për 30 kuice, intervista kishte 200 pikë vetëm për një rast klinik", - përfundon letra e një tjetër kandidati.
(d.b/GSH/BalkanWeb)