E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe punonte token humb jeten nga freza

Një 49 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Barbullojë e Re në Lezhë, pasi ka qenë duke punuar tokën.Një frezë që ka qenë duke përdorur Martin Lala mendohet të ketë hasur në gurë duke e nxjerrë jashtë kontrollit.Për pasojë 49 vjecari ka pësuar prerje në të gjitha pjesët e trupit cka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme . Familjarët të alarmuar e kanë dërguar në spital por Lala kishte humbur jetën gjatë aksidentit.Forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes konstatuan se vdekja ishte aksidentale e shkaktuar nga freza që përdorej për punimin e tokës.

Durrës- Një 28 vjeçare,nënë e dy fëmijëve,i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoetë.Albana Dalipi banore në zonën e ish Kënetës ne Durres është vetqëlluar me një plumb në kraharor, ndërkohë që shkaqet qe e kanë cuar 28 vjecaren drejt ketij vendimi nuk jane zbardhur ende nga policia.Pasi familjaret kane dëgjuar krismat ,nena e dy femijeve eshte derguar ne urgjencen e spitalit te Durresit por plagët e marra kanë qenë të rënda dhe i kanë shkaktuar edhe vdekjen.Nga hetimet e kryera rezulton se 28 vjecarja ka shkuar drejt kesaj vetevrasje per shkak te  depresionit, nga i cili vuante prej kohesh.

Fier- Një 43 vjecar në qytetin e Fierit është goditur nga një automjet në lëvizje kur ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.Vilson Dervishi është dërguar në spitalin e qytetit burimet e të cilit bëjnë të ditur se gjendja e tij është e rëndë por pa rrezik për jetën.Drejtuesi i automjetit Edison Hoxha është shoqëruar në komisariat dhe është marrë në pyetje për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan aksidentin.Ky është aksidenti i tretë brenda muajit janar të vitit 2011 në qytetin e Fierit.

A.Kalemasi&L.Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›