Meta mbrohet Si manipuloi Prifti me gjykaten

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nxjerrë një sërë shkresash zyrtare, të cilat sipas tij vërtetojnë se ish ministri Dritan Prifti ka pasur dijeni për vendimin e gjykatës, që i jepte të drejtë kompanisë koncesionare për marrëveshjen e nënshkruar. Zoti Ilir Meta tha se këto dokumenta, që mbajnë firmën e Dritan Priftit vërtetojnë faktin që ai nuk ka kryer afera korruptive.
"Një muaj para përgjimit ish ministri i cili në bisedë bën sikur nuk di gjë që ky vendim ka ardhur dhe është protokolluar dhe kjo kërkesë dhe ka bërë këtë shënim për sekretarin e përgjithshëm: Zoti Kraja, këta kanë fituar gjyqin, të procedojmë për ta vazhduar dhe kjo është firma e shkurtuar që ai përdorte në shënimet që bënte në memo të tilla", tha Ilir Meta, ish Ministër i Ekonomisë.
Meta ka sqaruar gjithashtu dhe shifrat 700 mijë dhe 7 për qind që përmenden në videon e regjistruar në zyrën e ministrit të Ekonomisë. "Zoti Ministër u mbushën tre vjet që kjo shoqëri është angazhuar dhe po investon konform ligjit për ndërtimin me koncesion të HEC-eve mbi lumin Gostimë-Shushicë- Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksionerët e shoqërisë e kalojnë shifrën 700 mijë euro. Disa kompani hungareze kanë qenë pjesë e kësaj shoqërie të përbashkët dhe në vecanti, njëra prej tyre, e cila kishte gjithashtu një përqindje prej 6.66 për qind apo diku prej 7 për qind nëse kjo gjë ekziston në bisedën e montuar", tha Meta.
Ilir Meta nuk është thirrur akoma nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij dhe dokumentat që ai ka përsa i përket aferës së dyshuar korruptive për koncesionin e Hidrocentralit "Egnatia Shushica" në lumin e Shushicës.
Florian Papadhimitri