Imami ne misionin shqiptar ne Afganistan

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i shoqëruar nga deputetët Fatos Hoxha dhe Genti Strazimiri, zhvilloi një vizitë dyditore në Afganistan për të takuar kontingjentet shqiptare që ndodhen atje në kuadër të operacionit ISAF. Ndalesën e parë Ministri Imami e bëri në Kabul, në Komandën Qendrore të ISAF-it, ku u prit në një takim nga Komandanti i Përgjithshëm, Gjenerali Major Petreaus.
"Jam shume mirenjohes per kontributin e shqiptareve.Une besoj se ushtaraket shqiptare shqiptaret janë jo vetëm trima, por po bëjnë një punë të shkëlqyer duke i bërë nder Shqipërisë", u shpreh gjenerali Petreaus.
Gjate fjales se tij numri nje i mbrojtjes Imami tha se forcat e armatosura te shqiperise jane jo vetem krenaria e vendit por njekohesisht simbolizojne dhe ambasadoret e paqes.
"Me të vërtetë mund të mburremi dhe mund të themi që Forcat tona Speciale janë jo vetëm krenaria e Forcave tona të Armatosura por janë edhe ambasadorë të rëndësishëm të imazhit të Shqipërisë, janë ambasadorë të rëndësishëm të mesazhit të paqes, që Shqipëria padyshim e mëton e lëshon, e rrezaton sot jo vetëm në rajon, por edhe në botë", tha Imami.
Gjate vizites se tij ministri i mbrojtjes pati takime me ushtarake shqiptare dhe ne Kabul e misionet ne Kandahar ku percolli mesazhet e kurajos dhe mbeshtetjes per forcat e armatsura. Aktualisht forcat tona kryejnë operacione të përbashkëta në Herat, Komandën Rajonale të Veriut, krah për krah me Kontingjentet e SHBA, Italisë, Gjermanisë, Turqisë e Hungarisë.
Jul Kasapi