Prifti Meta presion Berishes me 3 vota

Memo-ja e sigluar nga Dritan Prifti që u shpërnda për mediat nga Ilir Meta është e falsifikuar. Vetë ish ministri Prifti tha se aty ka falsifikim dhe se s`ka nevojë për hetime të mëtejshme për vërtetësinë e videos.
"Dëgjova që ka nxjerr një dokument ku thuhet se unë kam bërë një shënim në një memo për një datë shumë më përpara që të ndodhte videoja. I them zotit Meta po të ishte i mencur sa gjysma ime do kishte mundësi të mbrohej. Sado ti falsifikojë zoti Meta dokumentet që ka në ministri, unë kam kopjen time dhe faji i tij është jo vetëm për korrupsion po dhe për falsifikim", tha Dritan Prifti, ish ministër i Ekonomisë
Në një konferencë të gjatë për shtyp, Dritan Prifti foli për marrdhëniet e tij me Edi Ramën, Berishën dhe pozicionimin e tij politik. "Dua ti bëj thirrje dhe zotit Berisha të vendos interesat e vendit mbi interesat e tij për të qëndruar në pushtet me cdo kusht dhe me cdo mjet. Unë kam bindjen që Meta e kontrollon Berishën dhe i bën shantazh me votat që ka në Parlament. Përsa i përket akuzave për Edi Ramën unë i kam bërë dhe publike, nuk kam dëgjuar të ketë ndonjë lloj hetimi për ato, nuk më ka thirrur kush për të dhënë asnjë lloj prove. Jam person i cili, të gjitha fjalëve, thënieve dhe firmave të mia jam i zoti ti dalë mbëshetetje deri në fund. Jam habitur në takimin me zotin |Rama sepse kam parë një njeri tepër normal, serioz dhe të angazhuar, ndryshe nga zoti Rama që kisha njohur 10 vjet më parë", tha Prifti.
Prifti tha se ka marrë kërcënime gjatë këtyre ditëve. Ai deklaroi, se nëse nuk do të ketë mbështetje nga drejtësia mund dhe të largohet nga vendi.
Florian Papadhimitri