Rama Berisha po provokon popullin
Kryetari i opozites Edi rama edhe njehere i ka bere apel kreut te mazhorances te jape zgjidhje politike situates, duke deklaruar se opozita i mbetet ketij opsioni. Por ne kushtet kur qeveria ka lene sistemin te bjere, reagimi i nje popullit mund te tejkaloje ate te politikes deklaroi kreu i opozites.
"Ne s'mund të bëjmë më shumë se sa gjithcka kemi në dorë. Për të gjetur zgjidhjen politike, populli mund të na tejkalojë ne dhe politikën në tërësi, nëse kush qeveris nuk punon për zgjidhjen politike po bëhet zgjeëdhë në kurrizin e popullit. Prandaj Saliu duhet të nxitojë të japë zgjidhje, duke pranuar zgjedhjet e reja dhe duke kërkuar zgjidhjen e duhur për të rikthyer politikën në Parlament dhe normalitetin në procesin politik", tha Rama.
Rama tha se Berisha po ben te njëjtin gabim si ne 97. "I ashtuquajturi kryeministër po ribën llogarinë e gabuar që bëri, po u kap në flagrancë me Suden. Duke mos gjetur rrugën e zgjidhjes politike por rrugën e provokimit të popullit që këtë herë e ka kapur në flagrancë me Ilir Metën. Saliu kërkon të provokojë ardhjen përditë e më rëndë, më trashë e më paturpësisht popullin e tërë duke mos dashur të pranojë se Ilir Meta është prasi i kapur në dorën e tij, dhe duke iu sulur opozitës si i marr me atë pras në dorë", u shpreh Rama.
Kryetari i PS komentoi edhe seancen e pare te ketij sesioni duke e komentuar sjelljen e kryeministrit te vendit me vargjet e Agollit. "Në vendin tim, e në vendin tënd, një kokë e cmendur të gjithë i cmend", tha ai.
Rovena Moçka