Ilacet, pulla e sigurisë e njëjtë deri në vitin 2011
TIRANË- Medikamentet në Shqipëri do të vazhdojnë të tregëtohen me pullën ekzistuese të sigurisë deri në fund të vitit 2011, e vetëm më pas mbi barnat do të aplikohet pulla dyfishe e cila pritet të ketë një sërë elementesh të sigurisë.
Pas debateve një ditë më parë midis deputetëve në komisionin e shëndetësisë sot me 7 vota pro nga të dyja palët, projektligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik i ndryshuar është miratuar.
Sipas përfaqësuesve të qendrës kombëtare të kontrollit të barnave cmimi i pullave të sigurisë ka një kosto që shkon 14 euro për një mijë pulla, dhe kjo është bërë publike që në lidhjen e kontratës me shoqerinë sipas Security Association, e cila është edhe firma e kontraktuar për bërjen e këtyre pullave.
Por megjithëse mbi barnat shqiptare të importit apo të prodhuara në vend do të aplikohen pulla të sigurisë së lartë mundësia e abuzimit qëndron.
Sikundër mundësia për të abuzuar me barnat ekziston drejtori i qëndrës kombëtare të kontrollit të barnave ka pohuar para deputetëve të komisionit parlamentar të shëndetësisë së vetëm pak kohë më parë është mundur të kapet një sasi ilacesh kontrabandë ku medikamentet origjinale ishte shitur pa ambalazh dhe në paketën me pullën e kësaj qëndre ishin futur ilace kontrabandë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)