Konflikti në Libi Haxhinasto: Ofrojmë portet e aeroportin
TIRANË- Zv.Kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme që të ofrojë portet dhe aeroportin për nevojat e veprimeve ushtarake të Aleancës, apo për qëllime humanitare që kanë të bëjnë me situatën dhe zhvillimet në Libi.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashme, e cila nënvizon se deklarata e Haxhinastos është bërë gjatë Konferencës mbi Libinë, e cila u mbajt sot në Londër ku morën pjesë zyrtarë të lartë si kryeministri britanik, sekretarja e shtetit amerikan Hilari Klinton, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përfaqësues së Ligës Arabe dhe ministra të tjerë të jashtëm të rajonit.
Ndërkohë Haxhinasto gjatë këtij takimi ka theksuar se Shqipëria i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në vendosmërinë për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Libinë.
Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto tha se Shqipëria mbështet krijimin e Grupit të Kontaktit mbi Libinë dhe garantoi për angazhimin e plotë të vendit në këtë kuadër si vend anëtar i NATO-s.
(e.m/BalkanWeb)