E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe rikonstruktohen rruget

Rikonstruksioni i rrugëve në qytetin e Lezhës ka krijuar mundësinë e vendosjes së sinjalistikës së re dhe bashkëkohore që ka ndikuar ndjeshëm në normalizimin e trafikut në qytet si dhe ka zgjidhur problemin e parkimit.Zgjerimi i rrugëve ka krijuar 20 deri në 30 % më shumë vende parkimi se më pare duke shmangur kështu edhe abuzimet që bëheshin nga kompanitë e ndryshme që rezervonin parkime jashtë rregullave.

"Subjektet e interesuara apo institucionet e interesuara vijnë pranë bashkisë Lezhë, paraqesin kërkesën e tyre, bëjnë pagesën e vecantë dhe marrin modelin e koneve, të cilët do të jenë bashkia Lezhë. Konet e tjera pastaj që vihen nga subjektet e ndryshëm pa lejen e bashkisë, janë të parregullt dhe të paligjshëm dhe policia bashkiake do të kryejë punën e saj për clirimin e këtyre ambienteve të zëna padrejtësisht", tha Ernest Marku, specialist i SHP, Bashkia Lezhë.

Për 100 vendparkimet që janë krijuar për ty rezervuar bashkia e lezhës ka vendosur rregullat që duhet të ndiqen si dhe një tarifë mujore prej 900 lekësh.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›