E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet e mbetura pezull ne Durres

Dy projekte te bashkise se Durresit per rehabilitimin e bulevardit kryesor dhe rruges tregtare ende kane mbetur pezull edhe pse ne buxhetin e vitit 2010 ishte parashikuar nje fond prej 130 milion lekësh të reja në total për këto investime. Projektet e hartuara për të dy projektet  kanë qenë të diskutueshme për mënyrën e zbatimit të tyre por kryetari  bashkise Vangjush Dako garanton fillimin e punimeve shumë shpejt.

"Përsa i përket bulevardit kryesor jemi në ditët e shpalljes së fituesve për zbatimin e këtij projekti. Ndërsa përsa i përket projektit tjetër, atij të rehabilitimit të rrugës tregtare fondet i kemi patur. Nuk i përdorëm dot për vitin 2010 me të vetmen arsyetim sepse nuk kemi projekt ashtu sic duhet me ato kushte për të bërë rrugën", tha Vangjush Dako, kryetar i bashkise Durres.

Rruga tregëtare është rikonstruktuar në vitin 2007 me një fond prej 74.milion lekësh por pas tre vjetësh infrastruktura e saj është tërësisht e dëmtuar dhe për ta riparuar janë akorduar edhe 50 milion lekë të tjera.Punimet në këtë rrugë pritet të fillojnë pas ndryshimit të projektit nga hartuesi për shkak të trashësisë së pllakave që do të zëvendësohen të cilat ndryshojnë kuotat e rrugës.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›