Lezhë, rrëmbehet e moshuara dhe grabitet

Grua e moshuar
Një grua e moshuar në Balldre të Lezhës ka rënë pre e disa personave të maskuar, të cilët e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë grabitur.
Gruaja e rrëmbyer quhet Leze Gjoni dhe është 60 vjeç.
60-vjeçarja që jeton e vetme në shtëpi, rrëfeu se disa persona të maskuar e rrëmbyen mbrëmjen e të premtes dhe më pas e lidhën që ajo të mos thërriste për ndihmë.
Pas grabitjes ata e liruan duke e kërcënuar të mos kallëzonte në polici.
E moshuara dëshmoi se nuk kishte mundur ti njihte rrëmbyesit, të cilët ishin të armatosur.
Nga frika se mos rrëmbyesit e kërcënonin ajo nuk e kishte bërë denoncimin më parë.
Nën shok nga ngjarja nuk ndodhet vetëm e moshuara, por edhe fqinjët e saj, që i tremben grabitjeve eventuale në këtë zonë. /E.L/