Lezhë, sërish protestë kundër homoseksualizmit
LEZHë- Rreth 400 banorë të qytetit të Lezhës kanë dalë sërish në protestë kundër fenomenit të homoseksualizmit. Pasditen e sotme, kryesisht meshkujt të mbledhur në qëndrën e Lezhës po protestojnë për largimin nga reality “Big Brother” të konkurentit me emrin Klodi, i cili javë më parë ka vetëdeklaruar orientimin e tij seksual.
Protesta e sotme e meshkujve lezhjanë është edhe më e madhe se e para dhe vjen prej faktit se konkurenti i “Big Brother” është me origjinë nga Lezha. Me thirrjet për ta larguar atë, dhe për të treguar se në Lezhë nuk ka meshkuj të tillë, zhvillohet kjo protestë masive dhe e pazakontë njëkohësisht.
(m.a/BalkanWeb)