Nishani: Shërbimi i provës, risi në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se një nga risitë në përmirësimin e gjendjes së të dënuarve është edhe shërbimi i provës që po aplikohet në këto institucione. Sipas tij ky shërbim ka sjellë standartet europiane dhe uljen e numrit të të dënuarëve. Ai shtoi gjithashtu se është përmirësuar situata e të dënuarve në burgjet shqiptare dhe se institucionet tona janë të standarteve europiane.
Sipas tij nga ky shërbim kanë përfituar 1053 persona duke theksuar se është realizuar një program individual mbikqyrës për të dënuarit që kanë kryer vepra penale jo të rënda.
Sipas tij nga ky shërbim kanë përfituar 1053 persona duke theksuar se është realizuar një program individual mbikqyrës për të dënuarit që kanë kryer vepra penale jo të rënda.