E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, McDonalds hap restorantin e parë vegjetarian

Viti i ardhshëm, do të shënojë edhe hapjen e restorantit të parë vegjetarian nga rrjeti McDonalds.

Restoranti i parë i këtij lloji është menduar të hapet në Indi. Korporata me seli në SHBA tha se hapja do të bëhet në mes të vitit 2013, pranë Tempullit të Artë në qytetin e shenjtë të Amritsarit.

Autoritetet fetare atje ndalojnë konsumimin e mishit në vendin e shenjtë. McDonalds ka 271 restorante në Indi dhe bën përpjekje të zgjerojë menynë për kulturën lokale.

Hindusët, të cilët përbëjnë 80 për qind të popullsisë 1.2 miliardëshe të Indisë, e konsiderojnë lopën si kafshë të shenjtë. Për myslimanët, konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar me Kuran.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›