E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe shiu rikthen permbytjet

Reshjet e shiut kane rikthyer permbytje duke shkaktuar edhe probleme ne qarkullim. Situate problematike eshte shfaqur ne bulevardin Gjergj Fishta ne rrugen Kosova si edhe Frang Bardhi. Niveli i ujit arririt deri ne 30 cm dhe ka krijuar probleme ne levizjen e makinave per rreth 30 minuta. Nderkohe veshtiresi ne levizjes jane ndeshur edhe ne rrugen Lezhe-Shengjin ne afersi te superstrades Lezhe-Tirane ku rruga eshte permbytur ne nje gjatesi te konsiderueshme.

Nderkohe eshte permbytur edhe blloku 11 Janari ne lagjen Beselidhja te qytetit te Lezhes ku jane bllokuar per disa minuta hyrjet dhe daljet e banoreve ne kete bllok pallatesh. Burime zyrtare nga Prefektura e Lezhes kane bere te ditur se situata ishte mometale dhe nuk eshte krijuar ndonje situate emergjente ndersa mesohet se nuk ka permbytje ne toka bujqesore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›