Itali kapet shqiptari me 62 kg marijuane
Forcat e Guardia di Finanza në Itali arrestojnë një 34- vjecar shqiptar me akuzën për trafik lëndësh narkotike. Gentian Sulejmani, me origjinë nga Vlora, u ndalua nga uniformat jeshile të provincës së Laurias teksa po transportonte me automjetin e tij 62 kilogram marijuanë. Lënda narkotike, e ndarë në pako, ishte gati për tu shpërndarë.
Përvec drogës, agjentët e Guardia di Finanza-s sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy aparate celulare, kater karta SIM si dhe një fletë, shënimet mbi të cilën kanë shtyrë prokurorët të nisin hetimin për një trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Dyshimet përforcohen edhe nga tabulatet telefonike të katër numrave që zotëronte shqiptari, tashmë në dorë të prokurorëve.
Droga e sekuestruar, e destinuar për tregun vendas, kap shifrën e rreth 300 mijë eurove, ndërkohë që e shitur në doza do të kape shifrën en 76 mijë të tillave. Ndaj Sulejmanit është ngritur akuza për zotërim me qëllim shpërndarje të lëndës narkotike.