E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, tritol 2 shtyllave të tensionit, Furriku: Vijojnë hetimet

LEZHE - Drejtori i policisë së qarkut Lezhë Muharrem Furriku bëri publike disa detaje të hetimeve rreth vendosjes së eksplozivit në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës, dy ditë më parë.

Furriku deklaroi se pranë vendit të ngjarjes është gjetur një sasi eksplozivi e pashpërthyer dhe 2 flamuj, një i Partisë Socialiste dhe një flamur kombëtar. Megjithatë, sipas drejtorit të policisë këto nuk janë prova bindëse dhe mund të konsiderohen si tentativa për të humbur gjurmët.

Furriku bëri të ditur se autoritetet vijojë hetimet, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë dijeni për ngjarjen.

Ngjarja
Dy shtylla te tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës u dëmtuan me lëndë eksplozive e llojit tritol pasditen e të dieles, me 1 Janar. Dy shtyllat janë pjesë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tonë.

Në vendgjarje mbërriten forca të shumta policore, drejtues te OST dhe ekspertë nga Tirana. Për disa orë ekspertë antieksploziv punuan për çaktivizimin e pjesës tjetër të lëndes eksplozive që ende nuk kishte shpërthyer.

Policia vijon hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›