Mbytet ne Shkumbin 16 vjecari

Mbytet në ujërat e lumit Shkumbin një 16 vjeçar me banim në Bërzeshtë të komunës Qukës në Librazhd. Ardian Vasku ka shkuar për tu freskuar në ujërat e lumit Shkumbin bashkë me shokët e tij, por në një çast është zhytur në thellësinë e ujit dhe nuk ka dalë më prej andej.
Bashkëmoshatarët e tij kanë vënë re mungesën dhe kanë dhënë alarmin, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë shokun e tyre.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe një grup hetimor. Sipas hetimeve te policisë, 16-vjeçari dinte pak not, por nuk përjashtohet mundësia e dëmtimit në thellësi nga ndonjë guri ose ataku kardiak.