E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi amet kerkojne drejtesi ndaj gjenocidit grek

Në prag të ditës së gjenocidit grek ndaj popullsisë çame, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrimin dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në studion e abc news tha se çamet do kërkojmë drejtësi për këtë ngjarje.

Sipas Idrizit, çështja çame ka përparuar me kalimin e kohës. Sipas Idrizit në datën 27 qershor përkujtohet masakra më e madhe çame, ku 3600 shqiptarë çamë u ekzekutuan. Sipas Idirzit kjo është dita e gjenocidit mbi popullin çam. “Ne do kërkojmë drejtësi për këtë ditë.

Tragjedia çame ka nevojë për drejtësi. Çështja çame ka fituar me ecjen e kohës. PDIU fitoi në këto zgjedhje shumë vota. Ne do e mbështesim të gjithë shqiptarët.” ka deklaruar Idrizi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›