E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda fiton e gjen Sllovakinë në 1/8-at



Leonard Karaj

Holanda dhe Japonia janë dy skuadrat që janë kualifikuar dje nga ndeshjet e fundit në grupin E. "Tulipanët" mundën Kamerunin ndërsa japonezët "shkatërruan" Danimarkën.
Dita e djeshme ka formuar edhe dy dyshe të tjera të 1/8-ve të cilat janë përkatësisht Paraguaj-Japoni dhe Holandë-Sllovaki. Në pamje të parë dy skuadrat që kanë dalë fituese të grupeve respektive, Holanda dhe Paraguaj duket më të favorizuara por pa lënë mënjanë edhe Japoninë e cila ka treguar një futboll mjaft cilësor në këtë Botëror. Një gjë të tillë aziatikët e bënë edhe në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme teksa i dhanë një leksion futbolli Danimarkës së plakur të Morten Olesn. Tre gola të bukur dhe një lojë me karakter u përshkuan në 90 minuta lojë nga djemtë e Takeshi Okada. Ndërsa në çiftin tjetër, Holanda nuk e pati të vështirë të mundte Kamerunin e Samuel Etosë.
Në pjesën e parë shënoi Robin van Persi ndërsa në të dytën ishte Jan-Klas Huntelar që kaloi sërish në avantazh duke i dhënë fitoren "portokallinjve" pas penalltisë së shndërruar në gol nga Eto. Vlen të theksohet se në ndryshim nga dy ndeshjet e para në grup, Holanda bëri më shumë lojë duke rrezikuar më shumë në portën kundërshtare dhe duke dhuruar më shumë spektakël. Në fraksionin e dytë të lojës pati pak minuta edhe për yllin e kësaj skuadre, Arjen Roben, nga këmbët e të cilit erdhi edhe goli i dytë i Holandës. Një inkursion tipik i tij në krahun e djathtë, drejt zonës së 16-es dhe një e majtë e hidhur në formë parabole u përplas në shtyllën e djathtë të portierit kamerunas, duke u kthyer sërish në lojë, por në këmbët e Huntelarit, i cili me portën bosh nuk e pati të vështirë të shënonte. Ndonëse nuk konsiderohet ende një favorite për fitimin e Kupës së Botës, vlen të theksohet se Holanda është skuadra e dytë pas Argjentinës deri në këto momente që i ka fituar të tria ndeshjet në grup duke shpalosur edhe një lojë mjaft të mirë.

grupi e

Kamerun-Holandë 1-2
Shënues: Eto'o 65' (pen)/ Van Persi 36', Huntelar 84'
Kartonë të verdhë: N'Koulou 25', M'Bia 81'/ Kajt 17', Van der Vart 64', Van Bronkhorst 70'
Gjyqtarë: Pablo Pozo (KIL)/ P.Basulato dhe F.Modrina
Kameruni: Hamidou, Asou-Ekoto, N'Koulou (Song 73'), N'Guemo, Zheremi, Eto'o, Makoun, Bong (Aboubakar 56'), çoupo Moting (Idrisou 72'), çedjou, M'Bia. Trajner: Pol le Guen
Holanda: Stekelenburg, Heitinga, Matijsen, Van Bronkhorst, Van Bomel, Kajt (Elia 67'), De Jong, Van Persi (Huntelar 58'), Shnajder, Boulahrouz, Van der Vart (Roben 73'). Trajner: Bert van Marvjik

Rezultatet

Holandë-Danim. 2-0
Japoni-Kamerun 1-0
Holandë-Japoni 1-0
Kamerun-Danim. 1-2
Danim.-Japoni 1-3
Kamerun-Holandë 1-2

Danimarkë-Japoni 1-3
Shënues: Tomason 81'/ Honda 18', Endo 31', Okazaki 88'
Kartonë të verdhë: Kroldrup 29', Poulsen 48', Bendtner 66'/ Endo 12', Nagatomo 26'
Gjyqtarë: Zherom Damon (AfJ)/ C.Ntangungira dhe E.Molefe
Danimarka: Sorensen, K.Poulsen, Ager, Jakobsen, Tomason, Jorgensen (J.Poulsen 34'), Bendtner, Kahlenberg (Eriksen 63'), Kroldrup (Soren Larsen 56'), S.Poulsen, Romedahl. Trajner: Morten Olsen
Japonia: Abe, Komano, Tanaka, Nagatomo, Endo (Inamoto 90'), Matsui (Okazaki 74'), Okubo (Kono 89'), Hasebe, Honda, Kavashima, Nakazava. Trajner: Takeshi Okada

Renditja
Shteti ND F B H GSH GP P
Holanda 3 3 0 0 5 1 9
Japonia 3 2 0 1 4 2 6
Danimarka 3 1 0 2 3 6 3
Kameruni 3 0 0 3 2 5 0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›