Lezhë/Tentoi të grabisë,arrestohet i riu

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Albert Brunga, pasi tentoi të grabisë ditën e djeshme fabrikën e tullave. 20-vjeçari ishte i armatosur dhe i maskuar në momentin e ngjarjes. Brunga u arrestua nga forcat e policisë mëngjesin e sotëm. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi të riut edhe një pistoletë.