E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, lë pa energji institucionet në Elbasan

Dega e Operatorit të Sistemit të Shëpërndarjes u ka prerë energjinë elektrike disa institucioneve në rrethin e Elbasanit, mes të cilëve edhe ujësjellësve qytet dhe fshat.
Mësohet se shkak për këtë masë drastike është bërë mospagimi prej kohësh nga këto ndërmarrrje të faturave të energjisë elektrike.
Veprimi ka lënë pa ujë për disa orë qytetin e Elbasanit, deri kur firma që administron shpërndarjen ka derdhur në arkat e OSSH-së një shumë prej 80 mln lekësh.
Pas derdhjes së parave Ujësjellësit të qytetit të Elbasanit i është rikthyer energjia.
Por pjesa më e madhe e fshatrave të Elbasanit, që furnizohen nga Ndërmarrja Ujësjellës- Fshat vazhdojnë të jenë pa ujë të pijshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›