Berisha takime në New York, pjesë e takimit në luftën ndaj korrupsionit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vijuar takimet në New York ku po ndjek nga afër punimet e asamblesë së OKB-së. Kreu i qeverisë mori pjesë dje, në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës, i thirrur nga kreu i OKB-së Ban Ki Moon. Pas Samitit, Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare dhe pasdite mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive, të cilët diskutuan gjerësisht mbi këtë temë.
Ai ishte i ftuar në Konferencën "Zhvillimi dhe Bashkëpunimi mes vendeve në luftën kundër varfërisë", organizuar nga Millenium Challenge Corporation dhe Organizata "Interaction" ku mbajti edhe një fjalim.
Kryeministri Berisha është takuar edhe me liderë botërorë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrës në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York.