E Diel, 1 Nëntor 2026

Diploma në këmbim të parave, në pranga drejtori i shkollës, mësuesi e një sekser

TIRANE - Policia bëri të ditur se prangosi, gjatë ditës së sotme, 3 persona të dyshuar për korrupsion.

Mësohet se në pranga kanë rënë: drejtori i shkollës së mesme në Krastë të Martaneshit, një mësues në shkollën e mesme në Yzberisht të Tiranës dhe një sekser, të cilët dyshohen se kanë lëshuar diploma të rregullta, në këmbim të parave.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare e policisë për këtë çeshtje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›