E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë,kapen 2 autorët e bombës me celular

Policia e Lezhës ka mundur të identifikojë dhe të prangos autorët e eksplozivit të gjetur dy ditë më parë pranë një lokali në lagjen Sakë të komunës Shëngjin të Lezhes, që administrohej nga shtetasi Eduart Cini. Sipas policisë autorët e bombës me celular janë Altin Noga 33 vjeç dhe 17 vjeçari me inicialet E.G të dy nga qytetit i Lezhës. Burime nga policia kanë bërë të ditur lënda plasëse ka qenë e vendosur në një çantë pranë rrethimit të lokalit dhe brenda ndodhej edhe një aparat celular,çka ka hedhur dyshime për një telekomandin në distancë. Për të çaktivizuar lëndën plasëse është kërkuar ndihma e ekspertëve të policisë kriminale nga Tirana. Ata kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur çaktivizimin, duke parandaluar një katastrofë të mundshme pasi shumë shtëpi ndodheshin në distancë të afërt me vendin ku ishte vendosur sasia e tritolit. Mësohet se autorët e kishin vendosur bombën për tu hakmarrë ndaj pronarit të lokalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›