E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja mposht Iranin, vendos supergoli i Vilës

STAMBOLL- Kombëtarja shqiptare ka fituar miqësoren e dytë radhazi, duke mposhtur 1-0 Iranin në stadiumin e Beshiktashit, në Stamboll. Në një sfidë më të vështirë se ajo ndaj Katarit, kuqezinjtë kanë ditur të zgjidhin gjithçka në mënyrën më të mirë, ndërkohë që heroi i takimit ka qenë Emiljano Vila. Mesfushori durrsak realizoi një supergol në minutën e 60-të, duke goditur me të jashtmen në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ndeshja ka qenë më e mirë për Shqipërinë edhe pse përballë ishte një kundërshtar me shumë eksperiencë dhe pjesëmarrës në disa kampionate botërore. Pas golit, Irani pati vetëm dy mundësi të mira, por në të dy rastet ka gabuar. Kjo ndeshje konfirmoi edhe njëherë forcën e dyshes Mavraj-Cana në mbrojtje, ndërkohë që edhe debutuesit, portieri Berisha dhe mesfushori Brahimi, kanë dhënë shenja mjaft të mira. Për De Biazin ishte fitorja e dytë në stolin kuqezi, pas asaj 2-1 me Katarin, ndërsa miqësorja e radhës do të jetë ajo me Moldavinë në gusht.
(e.m/A.Latifi//BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›