Ngjyra stinësh në Gjirokastër
Malli dhe ndjenja për vendlindjen ndihet në të gjitha punimet e piktorit Pëllumb Puçi që prezantohen në Muzeun Historik Kombëtar. Janë rreth 100 tablo ku dominojnë peizazhet nga vendlindja dhe prandaj ai e ka quajtur ekspozitën Ngjyra stinësh në Gjirokastër.
Puçi jeton dhe krijon në Athinë. Ka realizuar një sërë ekspozitash brenda dhe jashtë vendit. Ekspozita qëndron hapur deri në 10 prill, nga e hëna deri të shtunën, ora 09:00-13:00 paradite dhe 18:00- 20:00 pasdite. Dhe ditën e diel ora 10:00 deri 14:00.