Lian Lutfija vjen me një ekspozitë pikture
Piktori impresionist Lian Lutfija, çeli ekspozitёn e tij vetiake “Natures`s Melody”, nё Muzeun Historik Kombёtar. Janё 25 tablo, kryesisht me pёrmasa tё mёdha dhe tё punuara nё vaj nё stilin impresionist. Kjo ёshtё ekspozita e tij e tretё qё çel nё Shqipёri. Ajo vjen pas 10 ekspozitave qё piktori Lutfija ka hapur nё Stamboll tё Turqisё.
Liani ka nisur të pikturojë që i vogël në rrethet e pikturës në Pallatin e Pionierëve apo në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Ekspozita do tё qёndrojё e hapur pёr tё gjithё artёdashёsit deri nё datёn 7 dhjetor. Autori është vlerësuar edhe nga disa media prestigjioze turke pёr këndvështrime të reja pasuruese qё ai sjell nё tablotё e tij.