E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy shtetasve në Lezhe

Në qytetin e Lezhës janë arrestuar dy persona për vjedhjen e një autoveture dhe helmimin e dy personave.
Mark Ujkaj është i arrestuari i parë, 51 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe Martin Ujkaj është i arrestuari i dytë, 65 vjeç lindur në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë dhe banues në Shëngjin të rrethit Lezhë.
 

Ndalimi i tyre u bë pasi nga veprimet e kryera, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim më njëri-tjetrin, me makinën e tyre tip Volsvagen Pasat, me targa LE 4387 A, në qytetin e Lezhës, kanë marrë si pasagjer për në Laç- Vau i Dejës të rrethit Shkodër, shtetasin N.Pali, i datëlindjes 1934, lindur në fshatin Gjobardhaj, Komuna Ungrej dhe banues në Ishull Shëngjin të rrethit Lezhë.
Sipas komunikatës së Policisë së Lezhës, gjatë rrugës dhe pikërisht në fshatin Balldren të këtij rrethi, vëllezërit Ujka, në formë qerasje, i kanë ofruar një Coca – Cola që mendohet se mbante lëndë toksike dhe pasi pasagjeri N.Pali e ka pirë, gjendja shëndetësorë e tij është rënduar.
Kanë qënë fshatarët e fshatit Pistull të Laç , Vaudejs të rrethit Shkodër të cilët e kanë gjetur në gjëndje të rëndë në mesin e rrugës ku kane lajmëruar djalin e tij shtetasin N.Pali, i cili e ka sjellë menjëherë në Spitalin e Lezhës ku ka qëndruar i shtruar për një periudhë 5 ditore.
Pasi gjëndja e tij është përmirësuar shtetasi N.Pali ka bërë denoncim për këtë ngjarje duke deklaruar se më kanë vjedhur 15 500 lëkë të reja.
 

Pas identifikimit të tyre, mendohet që ata janë dhe autorë të “Vjedhjes me dhunë” të shtetasit GJ.Memaj, ngjarje e ndodhur ne gusht të 2010-ës, ku ky shtetas në fshatin Balldre të rrethit Lezhë, ka marrë si taksi automjetin tip Volsvagen Pasat, ku në të ndodheshin vëllezërit Ujka.
 

Gjatë rrugës dhe pikërisht në fshatin Gjadër të rrethit Lezhë, i është ofruar një Coca – Cola dhe pasi shtetasi GJ.Memaj e ka pirë, gjendja shëndetësore e tij është rënduar.
Pas gjysmë ore po gjatë rrugës, makina është ndaluar dhe vëllezërit Ujka pasi e kanë goditur me grushta në fytyrë personin Memaj, i kanë marrë 9000 lekë të reja dhe e kanë zbritur nga makina.
 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur, dhe ndaj dy të ndaluarve, po ndiqen hetimet për tu përcaktuar edhe dënimi për veprat e kryera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›