Avni Mula, në 83 vjetorin e lindjes
Kompozitori dhe kёngёtari i mirënjohur Avni Mula, nё 4 janar feston 83-vjetorin e tij tё lindjes. Edhe pas shumё vitesh karriere tё gjatё, muzika pёr tё vazhdon tё mbetet njё nga dashuritё e tij tё mёdha. Si fusha e kompozimit ku ai ka pasur rreth 1000 krjijime gjithashtu edhe tё kёnduarit pёr tё janё tё pandashme. Mula pёr suksesin e tij falenderon bashkёshorten Nina pёr kontributin e vyer qё ka dhёnё nё karrierёn e tij tё gjatё dhe tё suksesshme.
Ai lindi nё Gjakovё nё vitin 1928, studimet e larta muzikore i kreu nё koservatorin Cajkofski tё Moskёs nё vitin 1952-1957, ku u diplomua si kёngёtar lirik .
Avni Mula ka realizuar shumё role kryesore nё repertorin operistik, tё kohёs ku mund tё pёrmednim atё tё Figaros te “Berber i Seviljes”. Ai gjithashtu ka pasuR edhe njё aktivitet tё pasur concerto edhe jashtё kuvinjve tё Shqipёrisё, si nё Francё Gjermani, Itali etj.
Avni Mula gjithashtu ka fituar edhe shumё çmime kombёtare dhe ndёrkombёtare. Mula nё 80-tё vjetorin e tij tё lindjes u nderua nga presidenti Bamir Topi me titullin “Nderi i Kombit”.