E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Deputetët të diskutojnë për minatorët

"Deputetët t'u japin përgjigje publike minatorëve për atë që ndodh në Bulqizë", tha Nikolla.

Sipas tij, greva e minatorëve të Bulqizës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së firmës ACR, ndërsa ka shtuar se deputetët duhet t`u japin përgjigje publike minatorëve për atë që po ndodh në Bulqizë. Nikolla ka rikujtuar se minatorët nuk do të tërhiqen deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre. Rritjen e rrogës 20-40 për qind, kushte më të mira punë, uljen e moshë së pensionit, si dhe largimin nga detyra të administratorit të firmës “ACR”.

Edhe gjatë ditës së sotme, minatorët e Bulqizës kanë vazhduar protestën e tyre përpara zyrave të firmës “ACR”, në pritje të seancës së parë parlamentare, gjatë të cilës minatorët presin të merret në shqyrtim çështja e tyre. 
Kjo pritje, vjen si rezultat i vendimit të marrë ditë më parë nga këshilli drejtues i minatorëve, i cili vendosi që minatorët të vazhdojnë me protesta çdo ditë nga ora 07.00 deri në orën 15.00, deri ditën e hënë kur pritet dhe seanca e parë parlamentare.

Minatorët kërkojnë që Qeveria të rishikojë statusin e tyre, ndërsa kërkojnë rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune brenda galerive. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 12:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›