Gjirokaster sekuestrohen 3.7 tone droge 7 ne pranga
3.7 tonë mariuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës brenda 24 orëve orëve të fundit. Sasia e drogës është kapur si rezultat i katër operacioneve antidroge, ku më i bujshmi ishte ai i organizuar në pikën e kalimit kufitare të Kakavijës, ku u bllokua një kamion autobot nafte të firmës “Leart Trans”, brenda të cilit u gjetën 3.3 tonë mariuanë.
Sipas policisë kamioni shërbente për transport karburanti dhe vinte nga Kruja për të kaluar në Greqi. Droga brenda tij ishte e sistemuar me pako dhe vetëm në orët e para të ditës së shtunë policia arriti të tregojë se kamioni kishte në brendësi 3.3 tonë . Drejtuesi i mjetit Olsi Brehami është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për ngarkesën e drogës. Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtatë persona dhe janë pesë të tjerë në kërkim.