E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje”, mbulon foton e kryetarit të komunës Malishevë

Lëvizja “Vetëvendosje” në Malishevë ka zëvendësuar foton e kryetarit të komunës së Malishevës, të vendosur në qëndër te qytetit, me flamurin kombëtar.

Në një njoftim të kësaj lëvizjeje, deklarohet se ky aksion është realizuar pasi ka të bëjë me një provokim nga komuna e Malishevës.

“Konsiderojmë se është një provokim, që u bëhet qytetarëve të komunës së Malishevës në prag të përvjetorit, çlirimit dhe ditës dëshmorëve, duke u përpjekur që kjo datë e shënuar t`i atribuohet kryetarit të kësaj komune.

Konsiderojmë, se është e padrejtë që me paratë e qytetarëve të bëhen abuzime te tilla nga kryetari, ku më së paku ka të drejtë të thirret në zhvillimin dhe historinë e Malishevës. Foto të tilla i gjejmë vetëm në shoqëritë jodemokratike ku pushteti mendon se ka të drejtë të bëjë gjithçka me hapësirën publike e politike, pa vullnetin e qytetarëve dhe madje duke e shkelur në mënyrë sistematike atë”, thuhet në deklaratën publike të “Vetëvendosjes”.

Ata bëjnë thirrje që të mos përsëriten rastet e tilla sepse sipas tyre dëmtojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e qytetit tonë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›