Filmi ‘Jonormal’ për Elton John
Nga Express më 25 janar 2011 në ora 08:49
Elton John planifikon të xhirojë një film “për jetën jonormale” të tij.
Ai dhe partneri i tij, producenti kanadez, David Furnish, së bashku me regjisorin britanik, Liam Hall, planifikojnë të xhirojnë filmin për jetën e këngëtarit.
John zbuloi se filmi do të jetë “po aq jonormal sa edhe vetë karriera dhe jeta private” e tij.
"Dëshiroj të bëjë një film të mrekullueshëm për jetën time. Tashmë kam një skenar të mrekullueshëm, të shkruar nga Lee Hall”, theksoi Elton John.
"Jeta ime ishte gjithçka tjetër veçse jo normale”, sqaroi ai. “Konsideroj se është e rëndësishme që ky të jetë një film surrealist, sipas modelit të rrëfimit tim jetësor”.