E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalët evropianë: Të zhvillohet një hetim i pavarur

 "U shokova kur pashë të Premten e shkuar përleshje të dhunshme e protesta në Tiranë, si dhe reagimin e tepruar nga ana e policisë. Jam zhgënjyer dhe zemëruar akoma më shumë nga toni dhe përmbajtja e deklaratave si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga liderët e opozitës, të cilat vetëm sa ushqejnë akoma më shumë polarizimin e thellë të jetës politike shqiptare”, tha Marietje Schaake, zëdhënëse e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën.

Sipas saj, duhet një hetim i pavarur nga gjyqësori për këtë ngjarje. “Tani ne kemi nevojë për një hetim të pavarur të gjyqësorit mbi këto ngjarje dhe mbi vdekjet e tre protestuesve, dhe unë i bëj thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE të sigurohet që BE është e përfshirë në një hetim të tillë për tu siguruar që autoritetet shqiptare prodhojnë një hetim objektiv”, u shpreh zëdhënësja.

 “Si një zëdhënëse për grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqipërinë, unë do të paraqes një kërkesë për Parlamentin Evropian për mbajtjen e një debati serioz dhe të hollësishëm mbi përballjen e tej zgjatur politike në Shqipëri, në sesionin e ri. Përfaqësuesja e Lartë Ashton duhet të emërojë një mediator të BE për Shqipërinë për të rivendosur qetësinë dhe debatin normal politik për vendin në mënyrë që aspiratat legjitime të shqiptarëve të zakonshëm të mos largohen akoma më tepër nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual”, vijoi ajo. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-25 08:51
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›