Atentati në Moskë, Medvedev fajëson drejtuesit e aeroportit

Media ruse theksoi se sulmuesi shpërtheu 7 kg TNT në aeroportin Domodedovo, që shkaktoi vdekjen e 35 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve.
“Duhet të kishte shumë vështirësi për personin të kalonte me një masë të tillë eksplozivi”, theksoi Dmitri Medvedev.
“Duke gjykuar nga vendngjarja dhe shenja të tjera të tërthorta, ky ishte një sulm i mirë përgatitur që kishte si qëllim të vriste sa më shumë persona të jetë e mundur”.
“Aeroporti është i mirë, dhe kjo pranohet nga të gjithë. Është i ri dhe modern. Ndërkohë që, ajo që ndodhi tregon se ka pasur shkelje në siguri”, theksoi Medvedev.
Shumë në Rusi dyshojnë tek militantët e Kaukazit të Veriut për shpërthimin. Në mars të vitit të kaluar, të paktën 40 persona humbën jetën nga dy sulme paralele në metrotë e Moskës.
/Start/F. Prroni/
2011-01-25 09:33