Vjedhja e drogës, pezullohen dy zyrtarë policie
Prishtinë-Edhe dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, janë pezulluar nga detyra, për shkak të vjedhjes së drogës dhe parave brenda objekteve të policisë. Kështu, është pezulluar nënkolonel Fatos Hajrizi, drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe major Haxhi Krasniqi, zëvendës i tij.
Në një komunikatë nga policia, bëhet e ditur se krahas hetimeve për përgjegjësinë penale të personave të dyshimtë të përfshirë në këtë rast, janë duke u zhvilluar edhe hetimet e brendshme për përgjegjësinë menaxheriale dhe shkelje të natyrës administrative. Më parë, edhe tre zyrtarë të tjerë të policisë, janë pezulluar nga detyra për të njëjtën arsye.