Bandat qe u denuan dhe vendimet e mbetura pezull

Denime maksimale per Banden e Lushnjes dhe Banden e Mirdites viti i ri fillon me dosjet Gerdeci Qafe-Gjashta Masakra e Cerrikut dhe ceshtjen Dajti
Viti 2010 te cilit i kane mbetur vetem pak dite per tu mbyllur perfundimisht ashtu si dhe nje vit me pare ka qene mjaft dinamik ne gjyqesorin shqiptar kryesisht ne Gjykaten e Tiranes dhe ate te Krimeve te Renda te cilat gjykojne krimet e bandave kriminale organizata apo dhe grupe te medha te akuzuar per akte korruptive ne institucione te rendesishme shteterore. Megjithate pavaresisht mbylljes me denime te ashpra per disa banda kriminale ceshtje te bujshme qe u mbarten nga viti 2009 per kete vit qe po mbyllim do te mbarten edhe per vitin 2011. Disa nga dosjet e bujshme qe mund te permenden per denime te renda jane ato te dy bandave e Lushnjes dhe e Mirdites ndersa kane mbetur ende pa perfunduar dhe qe parashikohet te mbyllen per vitin 2011 dosja e kapobandes se Lushnjes Aldo Bare ceshtja e Dritan Dajtit per vrasjen e kater policeve ne Durres dosja e bujshme e tragjedise Gerdeci si dhe dy ngjarjet e bujshme te vitit te trazirave lsquo97 Masakra e Cerrikut dhe e Qafe-Gjashtes. Por pavaresisht ketyre denimeve apo zhvillimeve ne gjykata gjyqtaret jane akuzuar nga KLD-ja per denime te buta per veprat penale te korrupsionit.
Vendimi per Banden e Lushnjes
Me ne fund eshte mbyllur gjykimi per nje nga ceshtjet me te renda dhe te bujshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda pjeses se dyte te Bandes se Lushnjes. Behet fjale per denimin me dy burgime perjete dhe 75 vite burg per krahun e besuar dhe zbatuesit e te gjitha urdhrave te dhena nga kapoja i tyre Aldo Bare ose i njohur ndryshe me emrin Alfred Shkurti. Pas nje numri te gjate seancash dhe vitesh procesi gjyqesor me ne fund trupi gjykues ka shpallur fajtore dhe ka lexuar dispozitivin me masat e denimit per grupin e te pandehurve te Bandes se Lushnjes. Jane dhene plot dy burgime perjete dhe 75 vite burg per shtate te pandehurit ndersa jane renditur nga akuza krimet per te cilat akuzohen dhe denohen. I vetmi qe ka degjuar ne qetesi vendimin si i vetmi i pandehur i pranishem ne sallen e gjyqit por edhe qe ka qene pjesemarres ne pjesen me te madhe te seancave ka qene Rexhep Gina. Gjykata denoi me burgime perjete Arben Boricin dhe Ilir Stergun ndersa nga 25 vite burg te pandehurin Erion Cici 18 vite burg per Afrim Hoxhen 16 vite burg per Rexhep Ginen dhe 10 vite burg per Jorgo Muzaken. Masa me e ulet e denimit u dha per te pandehurin Arian Alicaj me 6 vite burg. Deshmite provat e grumbulluara dhe te tjera prova shkresore kane qene kyci i zbardhjes se krimeve per te cilat akuzohen te pandehurit. Prokuroret kane nisur qe nga zanafilla pra krijimi i grupit te Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare dhe qe po gjykohet vecmas nga pjesa tjeter. Fillimisht ne kete grup iu bashkuan Shkurtit miqte e tij dhe te vellait si Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben e Enver Borici Enver Dondollaku. Me pas kesaj bande iu bashkua edhe Maksim Cela Erion Cici Dritan Vila Leonard Prifti Erion Kashari Elton Mermali Petrit Lici Jorgo Muzaka Rexhep Gina dhe Arjan Alico. Me mbledhjen e ketyre ushtareve perreth kryetarit sic e quanin ne biseda telefonike Aldo Baren filluan edhe ekzekutimet neper qytetin e Lushnjes ndaj Artur Dajes shokeve miqve e familjareve te tij.
Apeli rikonfirmoi Burgim te perjetshem per Gaxhain
Gjykata e Apelit per Krime te Renda rikonfirmoi kete vit vendimin me Burgim te perjetshem per Gazmend Braken Gaxhain dhe 100 vite burg per kater te pandehurit e tjere te ngelur gjalle te Bandes se Gaxhait e njohur ne Vlore si banda rivale e Zan Caushit dhe e akuzuar per kryerjen e nje sere veprash kriminale. Ne vendimin e tij perfundimtar trupi gjykues la ne fuqi vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare dhe denoi me burgim perjete vetem Gazmend Braken kapon e bandes nderkohe qe anetaret e saj i shpetuan burgimit te perjetshem duke u denuar me nga 25 vite burg secili. Pergjate arsyetimit te vendimit kryesuesi i trupes gjyqesore foli mbi nisjen funksionimin dhe krimet e kryera nga Banda e Gaxhait provat e marra parasysh ne denimin e pese te pandehurve deshmite e rendesishme te cilat fajesonin anetaret e bandes. Gjykata renditi deshmite qe provojne faktet copeza nga keto deshmi qe provojne krimet e kryera si dhe perplasjet e renda dhe me shume viktima te dy bandave asaj te Gaxhait te drejtuar nga Gazmir Brakaj dhe asaj te Zan Caushit. Sipas gjykates nga gjykimi ka rezultuar se krijuesi dhe personi qe organizonte gjithcka ne kete bande ishte i pandehuri Gazmir Brakaj. Ne te njejtin rol rezulton te kete qene pozicionuar dhe shtetasi Alfred Nebiu Kakami. Ndersa te pandehurit Edmond Leskaj Armando Sulejmani Sokol Sinomati dhe Gazmend Nebiu kane qene pjesemarres ne kete organizate kriminale.
Vendimi per Shullazin e Ferhatin
Emiljano Shullazi dhe Ergys Ferhati ne prag lirimi. Fati u ka buzeqeshur pas vendimit te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda e cila u ka ulur nga nje vit burg te pandehurve nderkohe qe ka lene ne fuqi akuzen per te cilen jane denuar dhe pritet qe fillimi i janarit ti gjeje jashte hekurave. Keshtu te cilesuar nga akuza si nder furnizuesit kryesore te tregut italian me heroine gjate vitit 2004 dy te pandehurit Shullazi e Ferhati jane denuar me 20 vjet burg ne total nderkohe qe ne aplikim te gjykimit te shkurtuar u ulet 1 e treta e denimit perkatesisht me nga 6 vite burg. Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda e cila pas degjimit te pretendimeve akuzes dhe pales mbrojtese vendosi te denoje me nga 10 vite burg secilin te pandehur te cileve ne aplikim te gjykimit te shkurtuar u ngelen nga 6 vite burg per te vuajtur e thene ndryshe edhe pak muaj burg per te vuajtur. Sipas arsyetimit te gjykates eshte provuar nga provat e paraqitura nga akuza se te pandehurit Shullazi dhe Ferhati ne bashkepunim edhe me personat e tjere tashme te denuar kane kryer vepren penale te Trafikut te lendeve narkotike nga Turqia ne Shqiperi me destinacion Italine.
Masakra e Cerrikut
Ky proces gjyqesor maratone ne Gjykaten e Krimeve te Renda e njohur per shtyrjet e shpeshta te seancave mbartet per vitin 2011 nderkohe qe vijon te jete ende ne fazen e pyetjes se deshmitareve te akuzes. Ne kete gjyq ku te pandehurit akuzohen per vrasjen e djegien e gjashte gardisteve dhe plagosjen e disa efektive te policise ende nuk kane perfunduar se deshmuari deshmitare te ceshtjes kryesisht banore te qytetit qe kane dhene ndihme per te plagosurit apo kane pare personat e perfshire ne keto ngjarje. Gjithashtu pritet te kete ballafaqime deshmish dhe deshmitare te tjere emrat e te cileve kane dale gjate deshmive te ndryshme. Ky proces pati nje periudhe stanjacioni gjate ketyre muajve pasi avokatet u bene shpesh pengese per ecurine e procesit. Kjo detyroi kryesuesin e trupes gjyqesore Klodian Kurushi te nise penalizmin me gjoba te avokateve dhe ti drejtohet Ministrise se Drejtesise per marrje masash.
Masakra ne Qafe-Gjashte
Masakra e ndodhur ne Qafe-Gjashte eshte procesi tjeter u bujshem qe ka kaluar per vitin e ardhshem nderkohe qe eshte ne fazen permbyllese te provave te organit te akuzes dhe pritet te fillohet me provat e mbrojtjes. Edhe ky proces gjyqesor ka shenuar nje numer te konsiderueshem shtyrjesh per shkak te mungeses se avokateve nderkohe qe pushimet e veres do tu japin kohe avokateve te mendojne se me cilet deshmitare duhet te fillojne mbrojtjen e klienteve te tyre. I drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi ky proces gjyqesor ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte zhvilluar cdo seance mes debatesh te ashpra midis avokateve dhe klienteve te tyre me gjykaten dhe prokurorin per shkak te deshmitareve te thirrur apo kundershtive qe u jane bere deshmive.
Ceshtja Gerdeci
Nje nga ceshtjet me te bujshme qe i rezistoi vapes se madhe duke zhvilluar seancat nga dy here ne jave dhe duke mos toleruar mungesen e avokateve nga ana e trupit gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado. Kjo ceshtje e cila ka pasur nje numer te konsiderueshem deshmitaresh tashme eshte ne fazen e provave shkresore te organit te akuzes dhe ne pritje te deshmise se amerikaneve qe kane punuar ne kete fabrike. Ne janar pritet qe te vije nje pergjigje nga SHBA-te lidhur me kerkesen per deshmine e Patrick Henryt te cilit gjykata i eshte drejtuar me leterporosi permes Ministrise se Drejtesise ndersa nuk dihet se si do veprohet me avokatet e Delijorgjit Pinarit dhe Minxollit te cilet javet e fundit kane bojkotuar pjesemarrjen ne seanca duke kerkuar ne cdo shkalle gjyqesori lirimin e klienteve te tyre.
Aldo Bare ose i njohur ndryshe Alfred Shkurti
Dosja e kapobandes se Lushnjes Aldo Bare i njohur ndryshe si Alfred Shkurti kalon per vitin e ardhshem ndersa procesi kete vit ka ecur mjaftueshem duke perfunduar provat e akuzes dhe tashme ne gjysmen e provave te mbrojtjes. Nje nga nje deshmitaret ne prani te te pandehurit ka rrefyer per episode te ndryshme kriminale deri te shetitja e kokes se prere te Tur Dajes rivalit te te pandehurit neper qytetin e Lushnjes. Deshmitaret nuk kane ngurruar aspak te rrefejne tmerret e perjetuara duke evituar madje edhe debatin e provokuar apo kercenimet e te pandehurit. I pandehuri eshte perballur fillimisht me deshmitaret kyc te organit te akuzes ndersa eshte vijuar me te tjera deshmi po aq interesante sa deshmite e para. I pandehuri gjate seances nuk ka kursyer edhe kercenimet ndaj gjyqtares se ceshtjes Fatmira Hajdari e cila i ka bere te ditur te pandehurit se do ta nxjerre nga salla e gjyqit dhe do ta zhvilloje gjyqin ne mungese te tij apo dhe ndaj kreut te shtetit per konfiskimin e Lagunes se Karavastase.
Dritan Dajti
Vrasja e katerfishte per te cilen akuzohet mbeti kete vit ne fazen e pyetjes se deshmitareve pas tentativave te deshtuara per gjykim te shkurtuar. Kjo dosje kalon ne janar me shpresen per te perfunduar si ceshtje ne muajt e pare te vitit dhe per te evituar zvarritjet. Ndonese te paket ne numer deshmitaret kryesisht oficere policie kolege te policeve te vrare kane rrefyer detaje te operacionit dhe si ndodhi ngjarja. Ky proces qe nga momenti i dorezimit te dosjes per gjykim ne gjykate shenon nje numer te konsiderueshem seancash te shtyra per mungese te avokatit apo nderrimit te shpeshte te tyre.