Shqipëria pa drita, Naço e mohon: Ska kufizime, por janë defekte teknike
Tiranë- Pavarësisht se i gjithë vendi po vuan ndërprerjen e energjisë elektrike ministri i Energjitikës, Nasip Naço nuk ka pranuar se ka kufizime.
Unë besoj se nuk janë kufizime, por janë defekte teknike. Mund ta them me bindje se METE dhe qeveria i kanë marrë të gjitha masat, – tha Naço.
Ndërkaq faktet flasin për një tjetër panoramë, OST-ja dhe CEZ njoftojnë çdo ditë për kufizime energjie në zona të ndryshme të vendit dhe asnjëra nuk pranon përgjegjësinë për ndërprerjen energjisë elektrike.
Ministri Naço deklaroi se për këtë situatë qeveria i ka marrë të gjitha masat, por nga ana tjetër realiteti i një Shqipërie që po vuan mungesën e dritave flet vetë.
Të mos ngatërrojmë defektet teknike nga pjesa tjetër e furnizimit që bëhet. Vetëm dje janë konsumuar rreth 25 milionë kilovatorë dhe përsëri ne kemi marrë të gjitha masat për të blerë energji elektrike, qoftë edhe me çmim të lartë, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve vendas, – tha Naço.
Gjatë anailzës për vitin 2001 të METE-s, ministri Naço bëri me dije se ligji i ri i kursen shtetit 50 milionë dollarë pasi ndalon bizneset e mëdha të furnizohen nga CEZ. Dhe detyron këto biznese që ta sigurojnë vetë nga jashtë energjinë elektrike. Po ashtu ministri tha se TEC-i Vlorës është tashmë i gatshëm për t’u vënë në punë.
Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2011 kanë filluar prodhimin katër hidrocentrale me fuqi të instaluar prej rreth 20 megavat, me vlerë investimi rreth 3 miliardë lekë, – tha më tej ministri Naço.
Masa këto që pritet të përmisojnë situatën energjitike në vend në një periudhë ku i ftohti i acartë ka shtuar ndjeshëm nevojën e konsumatorit për përdorimin e energjisë elektrike, që për fat të keq po mungon çdo ditë sajë ndërprerjeve disa orëshe.
Shkrime të tjera me interes:
- Naço: Nëse zbatohet rregullorja s’do ketë më përmbytje Tiranë- Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Nasip Naço deklaroi dje...
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Shqiptarët, pa drita por me faturat më të shtrenjta në rajon Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëria është më i...