Liberalizimi i vizave, Hungaria garanton mbështetje
27/03/2010 Ministri i Jashtëm Ilir Meta pret homologun e tij Balazs
Balazs skeptik për afatin e heqjes së vizave këtë verë
Hungaria i ka premtuar Tiranës zyrtare mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, Peter Balazs, ua garantoi këtë personaliteteve të larta me të cilën zhvilloi takim. Balazs nisi dje një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta. Numri dy i qeverisë shqiptare e përmendi këtë çështje si prioritet kryesor të ekzekutivit, për të cilin edhe po punohet fort. “Objektivi ynë ka qenë, është dhe besoj se do të jetë plotësisht i realizuar: plotësimi i gjithë kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ne kemi përshëndetur dhe ka qenë hap pozitiv liberalizimi i vizave për tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe ne do të donim që kjo të ndodhë sa më shpejt edhe me Bosnjën, natyrisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur edhe për Kosovën, në mënyrë që çështja e liberalizimit të vizave të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, - tha Meta. Ndërsa homologu i tij hungarez, vendi i të cilit merr presidencën e radhës në fillim të vitit 2011, shprehu mbështetjen e tij, por ai u tregua i rezervuar të pohonte se vendimi për heqjen e vizave do të merret brenda kësaj vere. “Shqipëria ka arritje dhe ne besojmë se do të vazhdojë në këtë drejtim. Por përveç kësaj, ne duhet të marrim edhe konsensusin e 27 vende anëtare të BE-së. Më lejoni në këtë drejtim të përmend faktin që pas presidencës spanjolle, presidencën e BE-së e merr Belgjika në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Kjo do të pasohet nga Hungaria. Në rast se ky proces nuk do të ketë arritur deri në atë kohë, natyrisht që ne, kur të kemi presidencën tonë, do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur që kjo të realizohet”, - tha Balazs. Gjatë konferencës për shtyp Balazs dhe Meta vunë në dukje domosdoshmërinë e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike.
Marrëveshjet
Në kuadër të kësaj vizite, pas bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve u nënshkruan dy marrëveshje: protokolli i bashkëpunimit ndërmjet dy MPJ-ve, i cili u nënshkrua nga zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balazs. Ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve u nënshkrua nga sekretari hungarez i Shtetit për Ekonominë, Zoltan Mester dhe zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo.
Integrimi në BE
Ministri i Jashtëm Ilir Meta në takimin që zhvilloi me homologun e tij hungarez mori mbështetjen e shtetit të këtij të fundit edhe për proceset integruese të Shqipërisë në BE. “Po ndjekim me të njëjtën mbështetjeje edhe përpjekjet e Shqipërisë për integrimin evropian. Natyrisht, ka gjëra të rëndësishme për t’u bërë, me qëllim që të arrijmë në zonën “Shengen”, në eurozonë, por ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në realizimin e këtyre hapave”, - tha ai.
Takimi me Presidentin Topi
“Ekzistojnë hapësirat për thellimin e bashkëpunimit”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Balazs. Pasi i uroi mirëseardhjen, kreu i shtetit vlerësoi si shumë të mirë nivelin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve tona dhe vuri në dukje se “eksitojnë hapësira për ta thelluar akoma më tej këtë bashkëpunim në të gjitha fushat, sidomos për sa u përket shkëmbimeve dhe marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe ato në fushën e turizmit.” Presidenti Topi vlerësoi qëndrimet e qarta të Hungarisë në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për integrimin në BE, sidomos në këtë etapë të rëndësishme të këtij procesi dhe në prag të liberalizimit të regjimit të vizave. Balazs dhe Topi çmuan rolin pozitiv dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon për qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin politik, duke theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë pjesë sa më shpejt në familjen evropiane.
Pritja nga Kryetarja e Kuvendit, Topalli
Balazs vlerëson punën e Parlamentit
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Balazs, në takimin që zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi përpjekjet e Parlamentit dhe institucioneve shqiptare për vendosjen e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Ndërsa kryeparlamentarja, pasi e cilësoi një vend mik, kujtoi se Parlamenti hungarez ishte i pari që votoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe se për të mbetet shumë e vyer ndihma dhe mbështetja e pakursyer deri në integrimin e plotë në strukturat e Aleancës e në vijim. “Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që u certifikuan ndërkombëtarisht si më të mirat e që përmbushën standardet, Shqipëria ndodhet në një fazë të re. Presim opinionin e KE-së për statusin e vendit kandidat në BE si dhe heqjen e vizave brenda një kohe të shkurtër. Ne besojmë fort te mbështetja e vendeve si Hungaria për finalizimin sa më shpejt të kësaj ambicieje”, - tha Topalli.