Shkarkimi im, i thashë “jo” korrupsionit të pronave
29/03/2010 Pas njoftimit zyrtar nga Komunitetit Mysliman shqiptar reagon myftiu Ndriçmi Sulejmani
SHKODER- Myftiu i Shkodrës imam Ndriçim Sulejmani ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp pas ardhjes së shkresës nga Komuniteti Mysliman shqiptar për shkarkimin e tij nga detyra. Myftiu Sulejmani e ka vlerësuar vendimin për shkarkimin e tij si të pazbatueshëm, derisa të jenë shprehur më parë organet e drejtësisë për vlefshmërinë e këtij vendimi. Njëkohësisht myftiu Sulejmani ka theksuar se kryesia e Komunitetit Mysliman shqiptar duhet të përgjigjet më parë edhe për aferat korruptive me pronat e komunitetit mysliman në Shkodër.
Deklarata
“Aferat korruptive me pronat tashmë janë të dokumentuara në myftininë e Shkodrës, e cila do ua drejtojë organeve të drejtësisë për të bërë transparencën institucionale. Është rasti t’i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe organizmave ndërkombëtarë të marrë në mbrojtje institucionin dhe të kontribuojnë për transparencën në mënyrë që institucioni të mos shkojë drejt degradimit. Nga ana tjetër bën me dije se institucioni i saj në vijimësi është nën presionin psikologjik të mohimit të marrjes në dorëzim të disa objekteve prona vakëf, të cilat janë dhënë firmave ndërtuese jashtë çmimit të tregut. Ky është dhe shkaku që nuk u pranua anëtari përfaqësues i Shkodrës. Kryesia e Komunitetit Mysliman dhe e këshillit të përgjithshëm në mbledhjen e radhës në qytetin e Kavajës në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të statutit dhunoi për të dytën herë radhazi votën e lirë të anëtarit përfaqësues të këshillit të përgjithshëm të myftinisë së Shkodrës, duke mos pranuar me qëllim për të mbuluar korrupsionin dhe për të mos u bërë asnjëherë transparenca e pronave”, theksoi në deklaratën e tij myftiu i Shkodrës imam Ndriçim Sulejmani.
Më pas myftiu Sulejmani ka sjellë në kujtesë se edhe paraardhësi i tij, ish-myftiu Bashkim Bajraktari është shkarkuar me të njëjtin motiv, pasi edhe ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë në abuzimin e pronave të komunitetit mysliman të Shkodrës. “Është veprim i përsëritur, janë të njëjtat prona dhe myftinia ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje sipas sheriatit të fesë islame se prona nuk mund të shitet as nuk mund të tjetërsohet”, theksoi myftiu Sulejmani. Vendimi i Komunitetit Mysliman shqiptar për shkarkimin nga detyra të myftiut të Shkodrës, Ndriçim Sulejmani, ka mbërritur në Myftininë e Shkodrës ditën e shtunë.