Meta: Autoritetet greke të marrin masa ndaj ekstremistëve
27/03/2010 Ministria e Jashtme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka dënuar incidentin e ndodhur në radhët e ushtrisë greke, duke u shprehur se Ministria e Jashtme do të kontaktojë me autoritetet greke jo vetëm për të dënuar rastin, por edhe të merren masa ndaj elementëve ekstremistë, siç i quajti ai, gjatë një prononcimi në medie. “Shumë shpejt do të kemi dhe një reagim zyrtar, pasi po konsultohemi dhe me ambasadën tonë dhe me palën greke lidhur jo vetëm me evidentimin e asaj që ka ndodhur, po masat që pritet të merren nga autoritetet greke ndaj këtyre elementëve ekstremistë, që kanë fyer shqiptarët dhe që synojnë të nxitin një valë urrejtjeje dhe konflikti, për të cilat askush nga vendet tona nuk ka nevojë. Jam i bindur se kjo do të jetë në kundërshtim me frymën e përgjithshme të miqësisë, bashkëpunimit, harmonisë midis dy popujve tanë. Duke pasur parasysh edhe faktin se ne kemi qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, jam i bindur se ky incident shumë shpejt do të ndëshkohet nga autoritete greke dhe do të izolohet”, - tha Meta.