Liberalizimi i vizave Kosova kerkon mbeshtetjen e BE-se

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm belg, Steven Venker se hapja e procesit të dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është e një rëndësie të posaçme për vendin dhe se Kosova nuk mund të mbetet vendi i vetëm i izoluar në rajon.
Ajo i kërkoi kryediplomatit belg ndihmë në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në veçanti nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Venker ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të bëjnë ndryshime thelbësore të brendshme dhe të kenë një qasje institucionale ndaj migrimit të paligjshëm të qytetarëve të vet në vendet e BE-së, hapa këto që do të mundësonin edhe fillimin e procesit te dialogut mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Vendi im e lufton emigrimin ilegal. Lufta kundër emigrimit ilegal duhet të merret shumë seriozisht. E kam lutur edhe ministrin e Punëve të Jashtme, por edhe kryeministrin që të luftojnë edhe më shumë këtë dukuri e cila nuk i shërben Belgjikës e as Kosovës”- tha Steven Venker, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i punëve të Jashtme të Belgjikës.
“Çështja e azil kërkuesve jo patjetër lidhet direkt me çështjen e liberalizmit të vizave. Prandaj edhe me takimin me ministrin biseduam për atë se si në të ardhmen të dy çështjet të ndahen nga njëra-tjetra dhe qytetarët e Kosovës ta kenë një të drejtë që të punojnë drejt liberalizmit të vizave sikurse vendet e tjera të rajonit”- tha Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Zëvendëskryeministri belg është pritur edhe nga kryeministri Hashim Thaçi i cili ka theksuar gjithë përkushtimin e institucioneve kosovare për të përmbushur të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Sala Mustafa