E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelone kisha perfshihet nga flaket evakuuohen 1500 persona

Flakët e zjarrit përfshijnë një ndër atraksionet kryesore të Barcelonës. Flakët shpërthyen rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm në bazilikën e “Sagrada Familia”. Menjëherë në vendngjarje forcat e rendit ndihmuan në evakuimin e 1,500 personave kryesisht turistë nga ambjentet e kishës. Një i dyshuar u arrestua nga policia për zjarrvënie të qëllimshme. Alarmi për zjarrin në  kishën moderniste të projektuar Antonio Gaudi u dha nga vetë turistët që ndodheshin aty. Sipas burimeve nga vendgjarja, flakët u shuan në kohë pa shkaktuar të plagosur apo dëme të mëdha materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›