Formula 1 Vettel Jam optimist per titullin
Vendi i dytë në Çmimin e Madh të Kinës ishte vetëm një hap fals. Me këtë bindje kryesuesi i Botërorit 2011 të Formula 1, Sebastian Vettel sheh drejt objektivit kryesor për të fituar titullin kampion për të dytën herë radhazi. Piloti gjerman i Red Bull e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar dy garat e para në Australi dhe Malajzi, ndërsa në Kinë u rendit në vendin e dytë pas Lewis Hamilton.
“Garat e para kanë qenë shumë pozitive, por është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë dhe duhet të ruajmë këtë ecuri. Në Kinë ndikuan disa faktorë, por mendoj se vendi i dytë nuk është një dështim. Po punojmë për të përmirësuar akoma më shumë makinën, ndërsa jam shumë optimist për të përsëritur suksesin e Botërorit të shkuar”- ka thënë Sebastian Vettel.
23- vjeçari gjerman kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 68 pikë, 21 më shumë se Lewis Hamilton. Ky i fundit shihet si rivali kryesor i Vettel, sidomos pas paraqitjes së dobët të Fernando Alonsos me Ferrari. Gjithesi, pas turit aziatik, Botërori 2011 i Formula 1 do të spostohet në Evropë, ku Ferrari ka treguar historikisht një formë të mirë. Gara e ardhshme e Formula 1 do të zhvillohet me 8 maj për Çmimin e Madh të Turqisë.
Nertan Prifti