Kopshtin 27, Rama: Për fëmijët e së nesërmes
Kopshti 27 në Tiranë i është nënshtruar një investimi nga Bashkia për përmirësimin e infrastrukturës së tij. I pranishëm në përurimin e ambienteve të reja ka qenë kreu i Bashkisë së kryeqytetit Rama që ka vlerësuar investimin e bërë në dobi të fëmijëve.
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, vlerëson investimet në infrakstruturën parashkollore si garanci për të ardhmen e fëmijëve. I ndodhur sot mes fëmijëve të kopshtit numër 27 në Kamëz, i cili është nënshtruar investimit të Bashkisë së kryeqytetit në shifrën 27 milion e 600 mijë lekë. Kreu i bashkisë u shoreh se ky investim është një gur themelor për fëmijët e së nesërmes europiane.
Kreu i bashkisë Rama, gjatë prononcimit për mediat u shpreh se “është një kënaqësi e madhe që fëmijëve të këtij komuniteti ne ju japim sot kopshtin që meritojnë. Dhe dhjetëra kopshte e çerdhe janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen në Tiranë, janë një garanci se fëmijët e të sotmes do të jenë qytetarë europian të së nesërmes. Shoqërizimi që i mundëson sot kopshti, çerdhja, shkolla do të jenë një gurë themelor për bashkëjetesën e nesërme qytetare dhe demokratike në Tiranën europiane”- tha Rama.
Rikonstruksioni i kopshtit 27 ka konsistuar në shtimin e ambienteve ekzistuese, përmasimin e sistemit të ngrohjes, kuzhinë profesionale si dhe paisjen e ambienteve sipas sdandarteve bashkëkohore në dispozicion të 152 fëmjëve. (a.r/news24/balkanweb)