E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Lunaçek: Vështirë në 2012-ën

PRISHTINE - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek përjashton mundësinë që vizat për kosovarët të liberalizohen në vitin 2012.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Lunaçek deklaron se procesi i liberalizimit të vizave do të varet nga vullneti i qeverisë kosovare për plotësimin e të gjitha masave të kërkuara.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Lunaçek deklaron se qeveria e Serbisë duhet t’u kërkojë kryetarëve të komunave paralele që të largojnë barrikadat nga rrugët.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian nënvizon se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një kusht thelbësor për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›