Pogradec, Topi apel për reformën zgjedhore
POGRADEC- Presidenti Topi i ka bërë thirrje partive politike të nisin punën për reformën zgjedhore. Nga Pogradeci, kreu i shtetit ka deklaruar se klima politike në vend po ndryshon për mirë, duke shpresuar kështu në nisjen e dialogut mes palëve.
"Të fillojnë dialogun, të fillojnë komunikimin. Klasa politike duhet ta rifitojë koshiencën. Të shpikësh modele që nuk janë modele të Europës Perëndimore, do të thotë që të mos kesh koshiencën për të shkuar në Europë. Gjërat janë më të thjeshta sec duken, unë besoj që jemi afër një mundësie zgjidhjeje të krizës së besimit që ekziston midis partive. Ka një lloj shprese që gjërat të fillojnë të funksionojnë, të fillojnë të punojnë sëbashkë në parlament", deklaroi presidenti.
Topi nënvizoi më tej rëndësinë e zgjedhjes së Gjykatës Administrative dhe Avokatit të Popullit. Sipas tij, është e pakuptimtë që palët nuk nisin bashkëpunimin për zgjedhjen e këtyre institucioneve.
"Unë e quaj të pakuptimtë që të mos zgjidhen disa institucione sic është ai i Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e Gjykatës Administrative, apo cështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, ku një pjesë e ligjeve kërkon 3/5“, deklaroi Topi.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pogradec, Topi: Optimist për reformën zgjedhore