Trafiku i organeve, Williamson: Hetimi, i gjatë dhe kompleks
TIRANE - Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson përfundoi vizitën e tij në Tiranë, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të shtetit, në lidhje me pretendimet e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës.
Williamson nënvizoi se raporti i Marty-t përmban akuza serioze, të cilat duhet të hetohen gjerësisht. Sipas kryeprokurorit të EULEX-it, hetimi do të jetë i gjatë dhe kompleks dhe pritet të përfundojë pas një kohe të gjatë.
EULEX-i nisi hetimet paraprake për akuzat e ish-senatorit zviceran më 27 janar të vitit 2011.
Raporti i Dick Marty-it ngre dyshime të forta rreth mundësisë për trafikim organesh njerëzore nga UÇK-ja, gjatë luftës në Kosovë, ku implikohet edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
Sipas Marty-it, transplanti i organeve realizohej në një shtëpi në Gurrë të Matit, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”.
(er.nu/BalkanWeb)