E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, Topi: Optimist për reformën zgjedhore

POGRADEC- Presidenti Topi ka folur me nota optimizmi për nisjen e reformës Zgjedhore. Nga Pogradeci, kreu i shtetit ka deklaruar se klima politike në vend po ndryshon për mirë.

“Në lidhje me reformën zgjedhore i predispozuar të jem optimist, pasi në politikë po ndihet klima e ndryshimit për mirë”, tha presidenti.

Duke shprehur bindjen se politika do të dijë të gjejë rrugën e dialogut, presidenti përsëriti edhe njëherë thirrjen për të nisur sa më shpejt bashkëpunimin.

“Është me rëndësi nisja e dialogut për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, disa prej tyre janë pjesë e reformës në drejtësi. Me rëndësi është edhe nisja e punës për Gjykatën Administrative. Ngritja e saj duhet të jetë përtej interesave politike. Partitë të fillojnë punën edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha Topi më tej.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pogradec, Topi: Optimist për reformën zgjedhore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›